Resuli: 27 ton fileto pule me sasi të lartë salmonele u konsumuan nga shqiptarët

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli thotë se 27 ton fileto pule me sasi salmonele të lartë nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. Resuli shkruan se AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë.
Ai shton më tej se produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e.
Për të Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Sipas tij, AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët.