Revisa TIME: Leskoviku është cilësuar një nga 100 vendet në botë që duhet vizituar në vitin 2024

Shqipëria turistike vijon që të promovohet nga mediat botërore. Leskoviku është cilësuar si një nga 100 vendet në botë, që duhet vizituar nga turistët në vitin 2024 nga gazeta e njohur ”Time Magazine”. ”Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, qytetet prodhuese të verës si Leskoviku u harruan. I emëruar për masivin gëlqeror që ngrihet mbi minaren e tij të vetme, Melesin është një hotel, restorant dhe distileri në një. Melesin premton më shumë se thjesht një fundjavë unike, është porta për në Vjosën e zhurmshme, e cila u kurorëzua si Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë vitin e kaluar”,-thuhet në shkrimin e ”TIME”.

SHKARKO APP