Revista Forbes zbulon darkën në Maldive mes të VIP-ave të biznesit italian dhe Agron Shehajt

Elita e biznesit italian mblidhet bashkë në një mbrëmje pushimi në Maldive, në një resort të njohur, çka ka tërhequr vëmëndjen e revistës prestigjoze Forbes. “Një ngjarje që ka mbledhur drejtues të suksesshëm të Milanos të cilët ndajnë bashku jetën e tyre, atë përzierje unike të talentit dhe shansit që i çoi ata drejt suksesit”. Kështu nis shkrimi i gazetares. Simona Politini, e cila mes elitës së biznesit italian evidenton edhe biznesmeni shqiptar Agron Shehaj.

Në një resort të njohur në Maldive, elita e biznesit italian të Milanos, bashkë me disa figura të njohura të artit dhe kinematografisë italiane, janë bërë bashkë për të kaluar disa ditë pushimi. Revista prestigjioze Forbes ra në gjurmët e kësaj ngjarje ku në një foto të darkës buzë detit, evidenton biznesmenët dhe artistët e suksesshëm italianë të mbledhur së bashku. Gazetares Politini i bie në sy emrat e njohur të biznesit italian. Mes tyre, Matteo Zoppas i “Zanussit”, Ujit Mineral të San Benedetto që drejton biznese shumëkombëshe në vlerë deri 700 milionë euro, apo Paolo Fiorelli, president i kompanisë së madhe postare botërore “Mail Boxes”. Aktori i famshëm italian Pierfrancesco Favino është i ftuar gjithashtu.

Revista Forbes mbyll shkrimin e saj me biznesmenin dhe politikanin shqiptar Agron Shehaj. I quajtur “Mbreti i Call-Center-ave” nga mediat italiane, Agron Shehaj konsiderohet tashmë një lider në fushën e marketingut dixhital, duke qënë ndër të zgjedhurit e paktë të gjigandit botëror Google si partner. “Për tu mbyllur, historia e pabesueshme e Agron Shehajt. Ai u nis me një anije nga brigjet shqiptare, e më pas studioi, u diplomua dhe u bë lideri i parë në sektorin e “call-center”-it (ai ishte një nga të parët që kuptoi potencialin e zhvendosjes së këto struktura në Shqipëri) dhe më pas në sektorin dixhital duke nisur me kompaninë LocalWeb që ndihmon bizneset në fushën e marketingut dixhital”, shkruan revista Forbes për Agron Shehajn.

Burimi: https://forbes.it/2020/01/10/imprenditori-di-successo-alle-maldive-arturo-artom/

SHKARKO APP