Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Revolta e çamëve ndaj Ramës/Nën hetim krerët e PDIU-së dhe 16 protestues, Policia vë gjoba edhe për maskat

Aktualitet E martë, 20 Tetor 2020 15:27
Revolta e çamëve ndaj Ramës/Nën hetim krerët e PDIU-së dhe 16 protestues, Policia vë gjoba edhe për maskat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë që protestat nuk lejohen, Partia për Drejtësi, Integritet dhe Unitet (PDIU), lajmëroi të hënën në darkë se mëngjesi i së martës do të niste me një tubim. PDIU, shoqata patriotike “Çamëria” dhe organizata të tjera politike, mbajtën një tubim përpara ministrisë së Jashtme për të kundërshtuar pozicionin e qeverisë shqiptare kundrejt asaj greke për çështjen Çame, të drejtat e shqiptarëve në Greqi si dhe marrëveshjes për delitimimin e ujërave detar.

Tensionet nisën që në nisje, ku me mijëra forca të Policisë së Shtetit nuk lejonin që protesta tu zhvillonte pasi do të kalonte eskorta e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi lajmëroi se do ta vazhdonin protestën pavarësisht se kërkesa e tyre për tubim ishte refuzuar për shkak të Covid-19. ”Ne nuk ka forcë që na mban dhe jemi në të gjithë të drejtën tonë që të protestojmë, sepse qeveria shqiptare ka fshehur axhenden shqiptare në krahasim me Greqinë. Sot ka avancuar vetëm axhenda greke”,- tha Idrizi. “Nga kalorës i Çamërisë, na u kthye kal i Trojës së Greqisë”,-akuzoi Idrizi kryeministrin Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 19 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Pas disa orësh, Policia gjobiti dhe nisi procedim penal ndaj drejtuesve kryesorë të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda si dhe 16 personave të tjerë, të cilët organizuan dhe zhvilluan tubimin kundër qasjes së qeverisë ndaj vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, Idrizi, Doda dhe Bojken Abazi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, kanë “organizuar pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “nuk u janë bindur urdhrave të policisë”. Policia tha se në zbatim të vendimit të qeverisë për të detyruar mbajtjen e maskës në mjedise të hapura të 18 personat përfshirë dhe zyrtarët e organizatave politike dhe janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi nuk kishin maska.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh.I, M.D, B.A. dhe 15 shtetas të tjerë. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anti-covid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve”,- thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha për mediat se informacionin se është vënë në hetim nga policia e ka marrë nga mediat, ndërkohë që thotë se nuk ka ende asnjë njoftim se protestuesit e shoqëruar. ”Jam këtu me një përgjegjësi shumë të madhe për të kërkuar djalin e asaj nëne atje, asaj jam shumë i detyruar dhe ndërkohë që kërkojmë se ku janë policia në bën njoftim se jemi proceduar penalisht”, tha ai.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nëpërmjet një postimi në Facebook lajmëroi se policia ka arrestuar Boiken Abazin, aktivist dhe drejtues të qendrës. Sipas tyre, Abazi është arrestuar në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Qendra e LVV në Shqipëri e konsideroi shoqërimin të porositur dhe tha se Abazin e kishin marrë përpara se të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin. “Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë”,- thuhet në deklaratën e tyre.

Etiketat e lidhura

çlështja çamepoliciaprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 19 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 23 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.