FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Revoltë” ndaj Berishës brenda Rithemelimit në Kukës: Duam bashkimin e demokratëve

Anëtarët e degës së Rithemelimit në Kukës, nuk janë dakord me qëndrimin e Sali Berishës për të garuar me një kandidat ndryshe nga PD zyrtare.

Dega e Partisë Demokratike, Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët fitues, duke lëne prapa konfliktet dhe përçarjen, për një qëllim të përbashkët: të mundin Rilindjen dhe Ramën ne zgjedhjet lokale të 24 shtatorit. Berisha u deklarua kategorikisht kundër një kandidati për gjithë opozitën, madje shtoi se më kollaj bën aleancë me Taulant Ballën, se me Bashën.

Mes kandidatëve të propozuar në anëtarët e Rithemelimit janë propozuar: Arif Rexhmati, Admir Sinanmati, Gëzim Shehu, Irel Elezi, Uran Cengu. Më herët në faqen zyrtare të PD-së u dha një mesazh për bashkimin e demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?