Rezervuari i Leminotit në Korçë – Peleshi: Rindërtimi i digës do t’u shërbejë fermerëve
Rindërtimi total i digës me gjatësi 195 m i rezervuarit të Leminotit në Korçë pritet të përmirësojë kushtet e ujitjes për 400 ha tokë në këtë qark.
Ky investim njëkohësisht do t’u vijë në ndihmë rreth 300 fermerëve të kësaj zone.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe pamjet e rezervuari. Ky i fundit ka një kapacitet prej 1 070 000 m3 ujë.
“Rindërtimi total i digës me gjatësi 200 m, në rezervuarin e Leminotit në Korçë përmirëson kushtet e ujitjes për 400 ha tokë duke u shërbyer rreth 300 fermerëve atje”, shkruan ministri Peleshi.
https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/359215274642988/
KOHA JONË SONDAZH

