Rezoluta për integrimin në BE, Agron Duka: Kemi hapa të vështirë përpara

Kreu i PAA-së, Agron Duka komenton votat e përbashkëtë PS-PD në Parlament për rezolutën për procesin e integrimit në BE. Duka thekson se është një gjë normale kur PD dhe PS bëhen bashkë për gjëra të rëndësishme, siç ka ndodhur edhe më parë. Ai shton kemi hapa të vështirë përpara për të kaluar me drejtësinë dhe sigurinë ushqimore.

”Për gjëra të rëndësishme është normale të ketë negociim. Ka patur dhe më parë dakordësime, mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe për arsye se i shërben Shqipërisë. Kjo rrugë ka pengesat e veta. Mirë bëjnë që tani nuk nxjerrin pengesë.

Përveç kësaj, nuk jam dakord edhe politikisht i shërben dy palëve. Që të mos dalin kundër kësaj rezolute, se do paragjykohen. Hapat që kemi për të kaluar janë shumë të vështirë. Drejtësia dhe ajo që ngul këmbë vazhdimisht siguria ushqimore. Të arrijmë standardin e BE-së”,-tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?