Rezoluta ”socialiste” për Srebrenicën, miratohet brenda korrikut

Socialistët dhe grupi i deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt, kanë bashkuar forcat për një rezolutë për Srebrenicën. Përpara datës 11 korrik kur përkujtohet genocidi ndaj 6,838 boshnjakëve të ekzekutuar nga ushtria serbe, Kuvendi Shqipërisë do të diskutojë dhe miratojë rezolutën, por jo atë të propozuar nga Sali Berisha.

“Seanca do të zhvillohet më 7 korrik ku me solemnitetin e domosdoshëm dhe me një protokoll siç i ka hije kuvendit të Shqipërisë. Një përfaqësues i qeverisë dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit. Natyrshëm dokumenti të jetë serioz nga ku kuvendi Shqipërisë të shpreh qartë me këtë rezolutë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsekuente të qeverisë shqiptare në lidhje me pa-ndëshkueshmërinë në rastin e këtij gjenocidi”, tha Taulant Balla.

Në seancën për Srebrenicën do të ftohen përfaqësues të qeverisë së Bosnjë Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij genocidi vlerësuar si më i tmerrshmi në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

SHKARKO APP