FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rezultatet e maturantëve, ekspertët: Çdo vit performanca edhe më e dobët

Këtë vit ka më shumë maturantë mbetës. Provimi i matematikës i cili shkaktoi protestë dy ditore nga vetë ata, nuk dha performancë të mirë, as pas uljes së pragut të pikëve. Janë mbi 800 maturantë që nuk e morën këtë provim. Sipas ekspertëve të arsimit, Ministria gaboi në administrimin e këtij procesi mjaft të rëndësishëm.

Mungon dhe një analizë e detajuar, pasi vit pas viti shfaqen pakënaqësi. Për të ulur performancën negative, këshillohet të merret shembull nga shtetet e tjera.

Kërkohet po ashtu zbatimi i ligjit që Universitetet t’i testojnë vet studentët duke lehtësuar nivelin e vështirësisë së provimeve të maturës. Ndikimi i këtyre rezultateve do të reflektohet në pikët që do t’u duhen maturantëve për t’u pranuar në universitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?