Rezultatet në 57 bashki, 42 e majta, 14 e djathta

 

Deri në orën 19: 30 minuta janë të paktën 42 bashki që i kanë mbyllur rezultatet e tyre. Në shumicën prej tyre kanë fituar kandidatët e së majtës në koalicionin PS-LSI. Ndërkaq e djathta duket se ka bërë suprizën e parë në jug të vendit duke fituar bashkinë e Përmetit dhe Selenicës. Gjithashtu kandidatët e djathtës janë në kryesim edhe në disa bastione të majta në jug të vendit. E majta duket se ka marrë disa bastione të së djathtës në veri të vendit.

Nga 25 bashki të cilat kanë mbyllur deri më tani numërimin e majta ka fituar në 19 prej tyre: Pustec, Pukë, Fushë­-Arrëz, Mirditë, Librazhd, Belsh, Cërrik, Peqin, Skrapar, Poliçan, Ura Vajgurore, Roskovec, Kolonjë, Libohovë, Himarë, Delvinë dhe Konispol. Ndërkaq e djathta ka konfirmuar deri më tani 6 bashki të fituara: Vora, Mati, Përmetin, Selenicën, Tropojën dhe Klosin.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40. Kavajë, Elvis Roshi 
41. Krujë, Artur Bushi
42. Berat, Petrit Sinaj

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir Çupa 
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu

Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, me Leonidha Kristo.

Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave.

Lexoni lajmet e tjera për rezultatet në "Koha Jonë"

LSI humbet Vorën

PS humbet Matin, fiton Nezir Rizvani

E majta merr Bashkitë e mëdha

PD fiton me vështirësi në Tropojë

Partia Socialiste humb Përmetin

E majta merr dhe Belshin

Durrës, kryeson Dako

5 bashki të fituara deri tani nga e djathta

“Tërmet” i së majtës në Tepelenë

Voltana Ademi kryeson në Shkodër

PD: Po fitojmë atje ku nuk e prisnim

LSI humb në Pogradec, fiton kandidati i PD

SHKARKO APP