Rezultonte i zhdukur, gjendet kufoma e dekompozuar e një 38-vjeçari

Një kufomë e dekompozuar është gjetur sot paraditë në rrugën e Dedajve në Shkrel të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë bëhet fjalë për një 38 vjeçar, Arben Lajçaj, i cili prej 7 muajsh rezultonte të ishte i zhdukur.

Identifikimi i kufomës u bë pasi atij iu gjet në patentë me emrin Arben Lajçaj.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

SHKARKO APP