Riatdhesimet/ Datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen nga 29 maj-1 qershor
Në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri kompania shqiptare e fluturimeve “Air Albania” ka publikuar sot oraret e fluturimeve. Fluturimet me avion për riatdhesim do të kryhen me Italinë, Turqinë, Anglinë dhe Gjermaninë, nga data 29 maj deri në 3 qershor.
Në datë 29 maj do të kryhen fluturimet Stamboll-Tiranë, Tiranë- Milano dhe Milano-Tiranë. Në datën 30 maj do të kryhet fluturimi Tiranë-Frankfurt, në 31 maj Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë, si dhe Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.
Ndërkohë që në 1 qershor do të kryhet fluturimi Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë. “Për çdo informacion shtesë ju lutem kontaktoni në: +35542246000”, njofton kompania ajrore. Këto fluturime kryhen për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që synojnë të kthehen në vendet e tyre, pasi mbetën të bllokuar nga mbyllja e kufijve prej pandemisë Covid-19.