Riatdhesimet, mbërrin avioni i dytë nga Italia me 132 shqiptarë

Ka mbërritur në Rinas avioni i nisur nga Roma me 132 shtetas shqiptarë. Personat do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të drejtohen drejt qytetit të Durrësit

Ky është avioni i dytë për sot, pas atij të Barit, i cili solli 98 shtetas të tjerë.

Pasagjerët duhet t’i nënshtrohen karantinimit 14-ditor, në hotelet e rezervuara nga vetë ata.

Prej javësh të bllokuar në qytetetet italiane shtetasit shqiptarë pas shumë biletash të anuluara kanë arritur të mbërrijnë në atdheun e tyre pasi më parë kanë paguar paketën e nevojshme.

Të shumtë janë ata që kanë patur probleme me aplikimin, ndërsa disa prej tyre kanë paguar për çmimin e dy apo tre personave në hotele në Durrës ku do të kalojnë 14 ditë karantine.

SHKARKO APP