Riatdhesohen 25 shqiptarë nga Franca/ Policia: Mos kërkoni azil, shanset janë zero
Vijojnë riatdhesimet e shqiptarëve që kanë kërkuar azil në zonën Schengen.
Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Franca, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në këtë shtet.
Sipas Policisë së Shtetit, operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim, ndërsa “apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”.
Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.