Rihapet regjistrimi për nxënësit në klasë të parë dhe klasë të dhjetë, afati deri në 6 shtator

Njoftim i rëndësishëm për prindërit.

Të dashur prindër!

Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.

Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.

Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit🙏

Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania

SHKARKO APP