Rihapja e basteve sportive, Tabaku pyet Ramën: Citove Kuranin, çka ndryshuar nga dje?
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërkuar që të bëhet një mbledhje për të diskutuar rihapjen e basteve sportive në vendin tonë.
Këto takime nga palët e interesuara po organizohen me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat përgjegjës në kuadër të linjës që kanë lidhje me hapjen e biznesit të basteve sportive.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ironizon Ramën, por edhe rikujton se kreu i qeverisë ka përmendur kuranin për bastet sportive.
“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?”,-shkruan Tabaku.