Rikonfirmohet në detyrë si ministre Kulture, reagon Margariti: Ky është fokusi për mandatin e tretë

Rikonfirmimin në detyrë si ministre e Kulturës, Elva Margariti e cilëson si një sfidë të madhe. Ndërsa fokusin e punës në këtë mandat të tretë qeverisës do ta përqendrojë edhe tek fëmijët. Margariti është në mesin e Ministreve pa mandat deputeti.

“Me më shumë përgjegjësi dhe më shumë energji. Kjo përgjegjësi e dhënë nga Kyeministri, nuk është një fitim besimi për sot, por është një luftë për të fituar atë gjithmonë e në vazhdim. Fokusi në mandatin e trete: Janë mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën, por edhe mbi të gjitha politika të reja për fëmijët. Jemi në hartimin e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë. Sot është patjetër një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe e shtuar”, tha ministrja Margariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?