Rikonfirmohet Rroshi: Krenar që Kavaja mbetet bastion i punës dhe zhvillimit

 

lvis Rroshi rikonfirmohet ër një mandat të dytë si kryebashkiak i Kavajës. Kandidati i majtë ka fituar ndjeshëm ndaj kandidatit të djathtë Ëngjëll Cara me 7076 vota më shumë.

Nga 86 QV të numëruara, 16.540 të kavajsve shkuan për Rroshin dhe 9.464 për Carën.

Kështu e majta vijon të mbajë Kavajës që deri para 23 qershorit të 2013 konsiderohej si bastioni kryesor i Partisë Demokratike.

Në një postim të faqen zyrtare të tij në fb, Rroshi ka falenderuar ata që e votuan dhe ata që si besuan votën, duke u shprehur se do tu shërbejë me të njëjtën devotshmëri të gjithë qytetarëve të tij.

“Kam nje falenderim per 9611 votuesit qe nuk me votuan dhe i’u bej me dije se do tju sherbej me te njejten devotshmeri.Dhe kam 17270 falenderime per gjithsecilin prej 17270 votuesve qe vendosen sebashku te vazhdojme rrugen per ta cuar Kavajen, Golemin, Synejin, Luzin dhe Helmasin ne drejtimin e duhur.Krenar qe sot Kavaja nuk eshte bastion i partive politike por bastion i punes dhe zhvillimit”.

SHKARKO APP