Rikonstruktohet kryqëzimi i “Triangolos”, Veliaj: Nga pak çdo ditë, Tirana do bëhet

 Një tjetër segment rruge që ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës është rikonstruktuar. Bëhet fjalë për kryqëzimin te zona e quajtur “Triangolo” dhe që lidh rrugën që vjen nga Garda e Republikës, rrugën “Sami Frashëri” dhe rrugën poshtë Digës së Liqenit. 

Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që e ka bërë të ditur këtë fakt, ku nëpërmjet një albumi fotosh ka gjetur rastin të falënderoj edhe ndërmarrjet e bashkisë të cilat pavarësisht ditëve të pushimit apo të festive punojnë çdo natë për të mundësuar riparimin apo rikonstruktimin e rrugëve problematike në Tiranë.

 “Faleminderit kolegëve që e gdhinë që në tjetër kryqëzim në Tiranë të riparohej. Nga pak çdo ditë, Tirana do bëhet”, shkroi në Twiter kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja e kryqëzimit në fjalë ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët që frekuentojnë Parkun e Liqenit si dhe ata që përdornin atë për të shkuar në Unazën e Madhe apo anasjelltas.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?