Rikthehen arrestimet për energjinë, 2 në pranga në Mat

Janë rikthyer sërisht arrestimet për vjedhje të energjisë elektrike. Policia e Matit ka gositur tre raste  të këtij fenomeni, ndërsa janë arrestuar dy pronarë biznesesh, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia informon se: Në vijim të  punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat së bashku me punonjësit e OSHEE-së Mat kanë ushtruar kontrolle për  parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike,  ku si rezultat i këtyre kontrolleve  ka rezultuar se tre objekte biznesi  furnizoheshin me energji në mënyrë të  paligjshme.

Në pranga u vunë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Baftjar  Përlesha,  banues në  Burrel, (I arrestuar, pronar i një lokali Bar-Kafe)

Swiss Digital Mobile Reklama

Naim  Suçi, banues në Burrel. (I arrestuar, pronar i një loto Sport – Kafe)

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi  A.K, 40 vjeç, banues në  Mat, pronar i një lokali Bar – Restorant,  i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?