​Rikthehen kontrollet në kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë

 

Ndonëse lëvizjet si nga ana kulturore por dhe ekonomike midis Shqipëri dhe Kosovës janë të përbashkëta dhe pa shumë protokolle, këtë herë situata në doganë po rikthehet. Kjo ka ardhur si kërkesë e Komisionit Europian. Këtë e ka bërë të ditur sot nëpërmjet një deklarate nga e Bekim Çollakut, që mban postin si Ministër për Integrimin Evropiane, ku ndër të tjera u shpreh se do t’i kthejnë dy ndalesat në kufi, ngase kjo ka qenë kërkesë e Komisionit Evropian për parandalimin e krimit ndërkufitar.

“Ka qenë kërkesë eksplicite që me Shqipërinë duhet t’i kemi dy ndalesa (kufitare), jo vetëm një, kjo për shkak të parandalimit të krimit ndërkufitar”, tha ministri Çollaku në raportimin para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Ai tha se liberalizimi i vizave është proces tashmë teknik, ndërsa ratifikimi, siç u shpreh ai, ishte jetik. Çollaku përsëriti qëndrimin e tij që rekomandimi për liberalizmin e vizave do të ndodh në fund të këtij viti, ose më së largu në muajin e parë të vitit tjetër.

Kryetarja e këtij komisioni Teuta Sahatqija e pyeti ministrin për hapat e mëtutjeshëm, formimin e komisionit për stabilizim-asocim, hapat tjerë për implementimin e MSA-së, përafrimin e legjislacionit, tabelat e përputhshmërisë, të cilat janë në gjuhën angleze dhe përgatitja institucionale për thithjen e fondeve të Kosovës nga IPA.

“Komisioni është kompetencë e juaj që të vendosni kënd ta bëni anëtar. Ndërsa në planin kombëtar janë të përfshirë krejt trupat institucional që kurdo që te nisë miratimi ne jemi gati për të. Por në këtë fazë unë nuk mund ta paraqes planin nacional sepse duhet të shkoj edhe në dëgjim publik por shpejt edhe ju do ta shihni”, ka shtuan më tejë ministri Çollaku.

Ndërsa sa i përket legjislacionit ai është shprehur se Kosova nuk mund ta nisë nga zero. Për përkthim tha që kanë bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve në Shqipëri, të cilët sipas tij do t’i përkrahin në këtë drejtim.  “Jemi në proces të përgatitjes së listës primare me qellim te thithjes së fondeve qe mund te kalojnë në buxhetin e Kosovës, e jo të menaxhohen nga BE. Por për këtë duhet të plotësohen kritere si transparenca dhe llogaridhënia”, shton në fund të deklaratës.

R.Shtylla

SHKARKO APP