Rikthehen në detyrë 15 policët e pezulluar pas aksidentit tragjik të Jonadës
Tragjedia e ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku komisari i policisë Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, nxiti reagime të shumta jo vetëm nga opinioni publik por edhe nga organet shtetërore.
Ish- Drejtori i Policisë, Gledis Nano, i cili u shkarkua disa javë më parë, pezulloi nga detyra 15 drejtues e inspektorë policie të kufirit, mbikëqyrjes së plazheve, rendit e anti- krimit në Himarë.
Por 15 shefat dhe inspektorët e policisë të zonës Himarë- Vlorë, nuk u hetuan nga SHÇBA as kur Muhamet Rrumbullaku ishte drejtor deri më 28 gusht, por as nga pasuesi i tij Ardi Veliu.
Skandali thellohet me tepër, kur 15 zyrtarëve të policisë, u është hequr masa e shkarkimit nga detyrat dhe e pezullimit nga policia.
Kështu ata janë rikthyer përsëri në strukturat policore, në të njëjtën drejtori e komisariat policie dhe me të njëjtat grada e detyra, ku thjesht iu janë ndërruar zonat e shërbimit.
Heqja e urdhrit të pezullimit, që ishte vendosur ndaj tyre nga ish-drejtori Gledis Nano, u bë 4 ditë para se kryeministri Rama të emëronte.
Theksojmë se rikthimi i 15 policëve të pezulluar për vrasjen e 7-vjeçares në plazh, është bërë 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi drejtorin Muhamet Rrumbullaku.
KOHA JONË SONDAZH

