Rikthehen përmbytjet, Shkodra me 700 ha tokë nën ujë
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.
Sipas të dhënave bëhet me dije se gjatë orëve të natës, reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 700 ha tokë bujqësore në ish-komunën Ana e Malit.
Përmbytjet kanë bllokuar totalisht aksin rrugor Obot-Muriqan, i cili është i pakalueshëm.
Por situata paraqitet më e vështirë në fshatin Gjoricë, ku uji ka përparuar në afërsi të banesave dhe rrezikohet përmbytja e tyre.
Banorët e zonës pohuan se gjatë natës ka pasur shkarkime nga Kaskada e Drinit, gjë e cila konfirmohet edhe nga shefi i Emergjencave Civile, R.Bushati.
Ai deklaroi se mjetet e vogla nuk mund të futen në fshatin Obot.
“Shkarkime nga kaskada e Drinit ka pasur gjatë natës”, tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

