Rikthehen radhët në kufirin Shqipëri-Kosovë

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës e Shqipërisë.Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre.

Vonesat në verifikimin e kontrolleve kufitare kanë krijuar edhe radhë autokolonash me automjete. Qytetarët kërkojnë që marrëveshja e verës të rikthehet edhe në periudhën tjetër të vitit, ndërsa kontrollet të ushtrohen për personat që mund të jenë të dyshuar.

“Jemi nisur nga aeroporti i Tiranës e po shkojmë në Shkup, këtu në kufi është katastrofë, po presim 30 minuta për shkak të radhëve. Po udhëtojmë drejtë Shkupit”, thotë një qytetar nga Maqedonia e Veriut. Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?