Rikthehen reshjet dhe rriten lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 06°C.

SHKARKO APP