Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në orët e para të mëngjesit kryesisht në jug të vendit. Ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të shtrihen edhe në zonat qendrore dhe jugore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga jugu, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të arrijë deri në 14 m/s. Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

