Rikthehen shirat, merrni çadrën me vete. Parashikimi i motit për sot
Paraditja në territorin shqiptar mbetet më kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila pas mesditës dhe kryesisht gjatë mbrëmjes pësojnë zhvillim duke sjellë shira herë pas herë në formën e shtrëngatave.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen më të paktën 4°C në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Rajoni i Mesdheut do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli rrebeshe shiu me intesitet të lartë, dhe stuhi ere kryesisht në jug të Italisë dhe Greqisë. Po ashtu Lindja e Kontinetit mbetet me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. NDERSA kthjellimet do të mbizotërojnë Europën Qëndrore dhe Verio