Rikthehet biznesmeni libanez: E mbylla investimin në Shqipëri
Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri është rikthyer në Tiranë, duke deklaruar se investimi i tij është mbyllur përfundimisht.
Rikthimi i tij në Tiranë është bërë për shkak se nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa po merr pjesë në meshën e organizuar për të pranë kishës ortodokse.
Mitri u shfaq mbi një karrocë me rrota dhe i shoqëruar nga disa roje sigurie.
Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.
Edhe kompania e tij, Omnix Albania deklaroi se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas aktit të rëndë kriminal ndaj Mitri.
KOHA JONË SONDAZH

