Rikthehet bora, vështirësi qarkullimi në Qarkun e Kukësit

 

Kur pritej që më në fund të mbërrinte pranvera, moti nuk po bindet dhe përkundrazi ka bërë sërish teka.

Reshje të dendura dëbore janë shënuar në Qarkun e Kukësit.

Sinjalizohet se ka vështirësi qarkullimi në zonat rurale të këtijq arku dhe ndërkohë njoftohet se ka patur rreshje dëbore edhe në Bulqizë e Peshkopi, edhe pse në këto zona nuk mësohet të ketë problem me qarkullimin.

Trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm në zonën e Kukesit dhe Policia bën thirrje që të kihet kujdes në segmentin Kolsh-Tuneli i Kalimashit.

SHKARKO APP