Rikthehet dëbora në Qarkun e Korçës, vështirësi në qarkullim

Në Qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës.

Trashësia e saj ka arritur deri në 10 cm në Korçë dhe Pogradec. Në Pogradec ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës, ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhët me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?