Rikthehet i nxehti afrikan me temperatura ekstreme, parashikimi i motit

Këtë javë vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen për tu theksuar fakti se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bën ato të mbushen me lagështirë, kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?