Rikthehet IPR Marketing, kontratë me RTV Ora News për sondazh në zgjedhje

 

Në 21 Qershor vota juaj, zëri juaj do të dëgjohet. RTV Ora News është aty për ta përcjellë zgjedhjen tuaj. Si gjithmonë, me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Tradita e sondazheve dhe exit poll-eve me saktësi maksimale është kthyer tashmë në një trashëgimi për RTV Ora News, që edhe per Vendoret 2015 ka vendosur të bashkëpunojë me IPR Marketing, të drejtuar nga një emër i njohur i sondazheve në Itali, Antonio Notto.

Saktësia e eksperiencave të zgjedhjeve të  2009 dhe 2013 do të jetë sërish garancia juaj për të mësuar të parët fituesit e bashkive kryesore në vend. Të cituar nga media shqiptare dhe ndërkombëtare si Financial Times sondazhet e IPR Marketing dhe Ora News ishin të vetmet që paralajmëruan rezultatin e shpallur më vonë nga KQZ si në 2009 dhe në 2013.

Ju rikujtojmë parashikimet e exit poll-eve të 23 Qershorit 2013 edhe pse në atë kohë nuk munguan dyshuesit dhe kritikët të cilët morën përgjigjen e duhur me zyrtarizimin e rezultatit të KQZ.

SHKARKO APP