Rikthehet Luiza Xhuvani, jo vetëm në rolin e aktores por dhe organizatores

 

Luiza Xhuvani nuk do të bëjë bujë vetëm me kthimin e saj si aktore.

Në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ish-deputetja Xhuvani do të ketë që nga marsi një detyrë drejtuese përkrah Drejtorit të këtij institucioni artistik, Kiço Londo.

Drejtori i Teatrit Eksperimental Londo ka dhënë detaje të reja në lidhje me rolet dhe shfaqjet ku do të luajë Luiza Xhuvani, e cila që prej nëntorit të vitit të kaluar u tërhoq nga politika për shkak të ngjarjes së rëndë në të cilën u përfshi i biri Kostandin Xhuvani.

Ndërkohë, Kiço Londo, premton se përveç Luiza Xhuvanit në skenën e Teatrit Eksperimental do të ngjiten edhe emra të njohur të cilët prej vitesh ishin tërhequr.

SHKARKO APP