Rikthehet në Tiranë, biznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri

Biznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri, u detyrua të largohej me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua barbarisht nga 3 persona. Një fatkeqësi familjare, kanë bërë që ai të rikthet aty ku u dhunua. Pritet që neër ai të zbresë në aeroportin e Rinasit.

Mitri rikthehet në Shqipëri, pasi është ndarë nga jeta nëna e tij e cila jetonte në Tiranë. Biznesmeni amerikano-libanez, pritet sipas burimeve që të marrë pjesë në ceremoninë kishtare që zhvillohet në ora 11:00, në Kishën Orthodhokse në Tiranë, e mandej në ceremoninë mortore të nënës së tij që do zhvillohet tek varrezat e Tufinës.

Nuk dihet nëse pas lamtumirës së fundit për nënën e tij, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë apo do të largohet menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm pak ditë pas dhunës barbare ndaj biznesmenit amerikano-libanez, kompania e tij u tërhoq zyrtarisht nga investimi gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania Omnix Albania deklaroi madje se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri. Ajo u shpreh se akti i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?