Rikthehet UÇK, merren peng policët maqedonas, thirrje për një shtet shqiptar

Rreth 40 burra të armatosur me uniforma të ushtrisë së shpërbërë etnike guerile shqiptare nga Kosova morën peng disa oficerë të policisë maqedonase në veri të Maqedonisë, gjatë natës,” – pretendoi sot  policia maqedonase, duke bërë jehonë në mediat botërore. “Reuters” i ka kushtuar një artikull ngjarjes, ku pretendohet se  shqiptarët e armatosur i lanë policët pas disa orësh të lirë, në afërsi të kufirit të Maqedonisë me Kosovën.  Zyrtar i Ministrisë së Brendshme maqedonase Ivo Kotevski tha një konferencë shtypi se personat e armatosur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Duke folur në gjuhën shqipe, ata u thanë robërve të tyre se , “Ne do të kemi një shtet shqiptar”.  – “Këtë mëngjes, institucionet shtetërore maqedonase ishin shënjestra e një akti terrorist,” pretendoi Kotevski. Incidenti,  sipas tij, kujton një kryengritje në Maqedoni në vitin 2001, kur forcat e sigurisë luftuan me “rebelët” shqiptarë që kërkonin  më shumë të drejta për popullsinë etnike shqiptare që jeton në vendin e  ish-republikës jugosllave.  Konflikti pasoi luftën 1998-1999, kur UÇK , pjesë e shumicës-shqiptare nga Kosova, një ish-provincë e Serbisë, i dha fund regjimit të Beogradit.

Por një marrëveshje e paqes në 2001 i dha fund edhe konfliktit në Maqedoni. Luftëtarët shqiptarë lanë armët për një kompromisi politik në këmbim të të drejtave dhe përfaqësimit më të mëdh  të shqiptarëve, popullsi që vlerësohet se përbën rreth 30-40 për qind të 2 milionë banorëve  në Maqedoni.

Maqedonisë iu  premtua integrimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, por progresi është penguar nga një mosmarrëveshje me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë, që ajo ndan me një provincë veriore greke.

Tensionet etnike megjithatë mbeten, nxitur nga frustrimi në mungesën e progresit drejt rrjedhës Evropiane dhe mungesës së vendeve të punës. Megjithatë prosperiteti i Maqedonisë shpresohet se do të arrihet, – nënvizon në artikullin e fundit, “Reuters” .

SHKARKO APP