Rikthehet ylli i dikurshëm i Televizionit shqiptar, Vjollca Vokshi

 Vjollca Vokshi (djathtas lart, ne foton kryesore) është padyshim një nga ato personazhe të ekranit, që nuk të hiqen kollaj nga memoria. Ajo ishte padyshim ylli i televizonit shtetror të viteve te fillimit te demokracise.

Ish figura e njohur e viteve ’90-të është rikthyer për një vizitë në Tiranë. Pakkush mund ta di se ish-gazetarja është motra e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi. Ky duket të jetë dhe shpjegimi se pse Vjollca Vokshi gjendet nën shoqërinë e grave demokrate.

Vjollca Vokshi jeton në Venezuelë me bashkëshortin e saj italian dhe e ka mbajtur krejtësisht larg medias, jetën e saj personale, por nje zgjedhje e saj.

Ylli mbetet yll, ndaj ajo futet ne CV e televizionit shtetror (TVSH) si nje vlerë.

SHKARKO APP