Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi

Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK. Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.
”Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje.
E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë”,-tha Basha.