Rikthimi i basteve, psikologia: Rrezikohen moshat 10-18 vjeç

Në vend po diskutohet për rikthimin e basteve online. Psikologia Adelina Pjetra, thotë se mundësia për rikthimin e lojërave të fatit online mund të rezultojë me rrezik për moshat e reja nga 10-18 vjeç.

Ajo u shpreh se deri para dy vitesh varësinë më të madhe nga lojërat e fatit e kishin grupmoshat 20-25 vjeç, por me varësinë që kanë krijuar nga teknologjia dhe telefonat tashmë rrezikohen edhe moshat më të reja.

Ajo e krahasoi varësinë nga lojërat e fatit me varësinë nga droga ndërsa theksoi së në këto dy vite që ato janë ndaluar numri i rasteve të raportuara për ndihmë ka qenë më i ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e ngjashme me varësinë e drogës, po nuk ka drogë. Efektet psikologjike dhe shkatërrimtare janë të njëjta me drogën. Realiteti, të paktën në klinikën time është që këto dy vite gjendja ka qenë pak më e qetë. Më parë ku ka qenë e gjithë struktura familjare e shqetësuar për personin me varësi nga lojërave e fatit për shkak të aksesit të lehtë në çdo lagje”, tha psikologia për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?