Rikthimi i kërpudhës te kryeministria, Grida Duma ironizon: Qeveria ka prioritete
Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar rivendosjen e kërpudhës tek kryeministria që u shkatërrua një vit më parë nga protestat e Opozitës së Bashkuar.
Duma thotë se me këtë veprim qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobe personale.
Për më tepër Duma i kujton qeverisë edhe ato çfarë duhet të jenë prioritete si pandemia, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësia për të mbijetuar dhe emigrimi.
STATUSI NGA GRIDA DUMA
Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale!