“Rilindasit” tejkalojnë ëndrrën e Ramës, Gjylameti: Po diskutojmë programin “PS deri në vitin 2030”

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në një intervistë për Ora News ka komentuar ecurinë politike drejt fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjylameti ka thënë se PS ka nisur punën në hartimin e programit jo vetëm për 4 vitet e ardhshme në pushtet, por edhe programin Partia Socialiste deri në 2030.

Gjylameti: Nëse PD apo LSI duan që të ofrojnë një program për të ardhur në pushtet, ne kemi së pari një llogaridhënie për atë ka kemi bërë në këto 8 vite në lidhje me të gjithë premtimet që kemi realizuar dhe të gjitha reformat që kanë sjellë rezultate të qenësishme për jetën e qytetarëve në Shqipëri.  Ndërkohë jemi duke definuar edhe programin për 2021-2025 apo programin në të cilin ne shkojmë pak më tutje për një vizion që është më shumë se sa  një mandat, PS deri në vitin 2030. Në këto elementë jemi duke diskutuar çështjet e programit, por besoj mbi të gjitha do të kemi përqendrim në tre shtylla kryesore.

Në lidhje me rindërtimin, sepse është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që kanë qenë të prekur nga fatkeqësia natyrore. Së dyti nga pandemia dhe lufta për të dalë nga kjo e keqe që ka kapluar pothuajse të gjithë globin dhe së treti në lidhje më atë që vjen pas këtyre dy fatkeqësive, siç është rimëkëmbja ekonomike. Viti 2021 ka qenë i vështirë dhe ka pasur një ngadalësim të ekonomisë apo edhe efektet negative që kanë qenë në çdo sektor, që prodhojnë rritje ekonomike. Në këtë aspekt fokusi tjetër është rimëkëmbja ekonomike.

SHKARKO APP