Rilindja e industrisë ushtarake, zv.kryeministrja Balluku tregon hapat: Shqipëria ofruese sigurie në Ballkan

Ringjallja e industrisë së mbrojtjes ishte në fokusin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale.

Zv/kryeministrja tha se Shqipëria ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes. Balluku shtoi edhe se Shqipëria nuk do të vijojë të jetë një konsumator në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, por një ofrues i saj edhe për Ballkanin, duke rijetëzuar uzinat ushtarake.

“Aleatët e NATO-s kanë marrë hapa të rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e industrive tona të mbrojtjes. Këto buxhete të rritura përfaqësojnë jo vetëm një investim në pajisjet ushtarake, por edhe një angazhim për të siguruar infrastrukturën industriale që i mbështet ato. Shqipëria si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s. Për të thënë të drejtën ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?