Rinas, një automjet në ecje përfshihet nga flakët

Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Rinas mbrëmjen e së mërkurës 11 shkurt rreth orës 21:30 dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Sipas burimeve të uniformave blu, mjeti i cili u përfshi nga flakët ishte i tipit “Benz” me targa AA 399 JZ.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një defect elektrik në motor.

SHKARKO APP