Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rindërtimi/FMN thirrje qeverisë: Përgjegjshmëri e transparencë me fondet

Aktualitet E shtunë, 15 Shkurt 2020 15:18
Rindërtimi/FMN thirrje qeverisë: Përgjegjshmëri e transparencë me fondet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe transaparencë me menaxhimin e fondeve të mbledhura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt. Në përgjigjen zyrtare që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë ”News24”, deklaron se është e rëndësishme që edhe strukturat e posaçme të krijuara për projektin e rindërtimit të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri. Sipas FMN tërmeti do të ndikojë në uljen e ritmeve të rritjes ekonomike por kjo do të jetë e përkohshme pasi ekonomia do të marrë trend pozitiv me procesin e rindërtimit. Raporti i vlerësimit të dëmeve llogariti një faturë financiare që shkon në 1 mld euro. Pritet që në konferencën e donatorëve në 17 shkurt në Bruksel Shqipëria të marr një mbështetje të konsiderueshme nga vendet e Bashkimit Europian.

INTERVISTA E PLOTË

Qeveria së bashku me ekspertë të huaj raportuan faturën financiare të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit që ishte rreth 1 mld euro. Si e konsideroni faturën e deklaruar nga qeveria për tërmetin dhe mendoni se do të arrihet diçka nga konferenca e donatorëve më 17 shkurt?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jan Kees Martijn, Shef Misionit për Shqipërinë: Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë i publikuar disa ditë më parë është përgatitur bashkërisht nga autoritetet shqiptare, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore dhe bazohet në një metodologji të përbashkët që zbatohet për vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ky vlerësim do të jetë një element i rëndësishëm për Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel. Ai do të orientojë vlerësimin nga donatorët të nevojave për fonde për të ndihmuar financimin e kostove të rimëkëmbjes. Është e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të lehtësuar barrën, por do të na duhet të presim konferencën për të mësuar angazhimet që do të ndërmarrin donatorët dhe se në çfarë forme do të jetë mbështetja e tyre. Koha dhe madhësia e disbursimeve faktike do të bëhet e qartë vetëm gradualisht pas konferencës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë duhet bërë nga ana e qeverisë për të dalë nga kjo situatë, si duhen menaxhuar këto fonde?

Si fillim më lejoni të them se qeveria mori vendimin e duhur kur amendoi buxhetin e vitit 2020 për të akomoduar shpenzime më të larta për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Autoritetet gjithashtu kanë krijuar struktura të posaçme për t’u menaxhuar projektin e rindërtimit. Është e rëndësishme që këto struktura të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë. Një tjetër prioritet do të jetë që ato të zbatojnë standardet e menaxhimit të financave publike në menaxhimin e fondeve si të brendshme apo të financimeve nga donatorët si dhe zbatimi i standardeve të ndërtimit- për të siguruar që rindërtimi do jetë cilësor, pa kosto të tepërta dhe që do t’i japë prioritet njerëzve më në nevojë si dhe që do të marrë në konsideratë çfarë do të bëjë sektori privat për të siguruar rikuperimin më të shpejtë të mundshëm. Së fundmi, ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Para 17 minutash
Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 25 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 52 minutash

Përfaqësuesi i BB raportoi në konferencën e raportit të vlerësimit të dëmeve për një ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike për 2019 dhe 2020, po për FMN cilat janë pritshmëritë duke llogaritur edhe pasojat e tërmetit? (në fakt vlerësimet e FMN ishin mjaft kritike për qeverinë edhe para tërmetit të 26 nëntorit)

Fatkeqësisht, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të rënda që shkuan në rreth 7% të PBB-së siç u dokumentua nga raporti i vlerësimit të dëmeve. Tërmeti ndërpreu aktivitetin në një nga zonat më ekonomikisht dinamike të Shqipërisë dhe ne gjithashtu presim që do të ketë një ndikim të përkohshëm në uljen e turizmit. Si rezultat ne mendojmë që tërmeti uli rritjen në fund të vitit 2019 dhe do të ketë ndikim edhe ne 2020. Në jemi tani në procesin e vlerësimi të ndikimit në ulje tek rritja si dhe ndikimit kompensues nga programi i pritshëm i rindërtimit dhe duhet t’i kemi parashikimet tona të rifreskuara në fillim të pranverës. Ne presim që në afatin e mesëm rritja ekonomike do t’i kthehet nivelit të saj potencial prej rreth 3.7%. /Ballkan Web/

Etiketat e lidhura

Fondi Monetar NdërkombëtarRindërtimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 17 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 22 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 25 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 37 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.