Rindërtimi i akseve rrugore, faktor për vitalitetin e ekonomive rurale
Rindërtimi i akseve rrugore që lidh rrugët nacionale me ato dytësore rurale po shtrihet tashmë në të gjithë Shqipërinë, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm për vitalizimin e ekonomive rurale dhe jetën sociale të banorëve në këto zona.
Aksi i rindërtuar prej 29.8 km që lidhin më në fund Iballen me Rrugën Nacionale, apo Unaza Bujqësore, 16 km që lidh një zonë të gjerë prodhuese me autostradën Rrogozhinë – Lushnje”, janë disa nga investimet në akse të përfunduara së fundi, që po ndryshojnë zhvillimin e infrastrukturë nga Tamara në Korçë, Myzeqe e kështu me radhë në të gjithë vendin.
Financimi i projekteve për rindërtimin e infrastrukturës, shihet nga komuniteti i Agrobiznesit si një tjetër faktor i rëndësishëm që ka rritur interesin e fermerëve për të investuar në sektorin e prodhimit bujqësor, krahas risive financiare dhe politikave mbështetëse.
Sipas statistikave prodhimi bujqësor vendas, gjatë 6-muajve të parë të vitit 2016, u rrit mbi 28%, kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë. Ekspertë të Këshillit të Agrobiznesit thanë për ATSH-në, se e vlerësojnë këtë tregues si një element të rëndësishëm që lidhet drejtëpërdrejtë me përmirësimin e të ardhurave fermere dhe uljen e importeve për këto prodhime.
Sipas tyre, “politikat e ndërmarra në mbështetje të fermerit dhe zbatimi i projekteve infrastrukturore, pritet të sjellë një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kontekst, vlerëson KASH, projektet e infrastrukturës përbëjnë përparësi zhvillimi jo vetëm të ekonomisë në përgjithësi por veçanërisht për zonat rurale të vendit.
Bujqësia mbetet sfida e ekonomisë shqiptare, ndaj financimi i akseve ndërlidhëse (nacionale-rurale) do të rrisë prodhimin bujqësor vendas.
Bujqësia është sfida më e madhe jo vetëm duke e parë në raport me sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare, por edhe në aspektin e aspiratës, që Shqipëria tenton të hyjë drejt një klubi ekonomik që është BE, i cili gjysmën e buxhetit të tij, e kalon në politikat bujqësore. Për ministrinë e Bujqësisë, ndaj këtij realiteti si integrimi ekonomik e politik që është i pashmangshëm, madje i dëshiruar, duhet t’i përgjigjemi me programe shumë konkrete e ambicioze për prodhimin bujqësor, si kushtet e BE, të parapara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ku bujqësia e mbrojtja e konsumatorit zënë një vend të rëndësishëm.
KOHA JONË SONDAZH

