Rindërtohet nga e para shkolla “Ibrahim Hima” në Prush, Ristani: Fëmijët s’do udhëtojnë më me kilometra të tërë

Shkolla “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës është rindërtuar nga e para dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor. Gjatë inspektimit, Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftoi se hapësirat në shkollën e re janë trefishuar. “Jemi në fshatin Prush, në shkollën “Ibrahim Hima” një shkollë e cila jo vetëm ishte amortizuar dhe shumë e vjetër, por edhe tualetet e fëmijëve i kishte jashtë, jo brenda strukturës. Ishin vetëm 9 klasa. Sot që flasim hapësira është trefishuar dhe numri i nxënësve, me kapacitet të plotë jo të mbingarkuar është 30 nxënës për klasë”, tha ajo.

Krahas klasave moderne, ambienteve të ngrohta të pajisura me laboratorë dhe palestër sipas standardeve më të mira, Ristani tha se falë zgjerimit të hapësirave nxënësit nuk do udhëtojnë kilometra të tëra.

“Kjo shkollë përpiqej të mbante ngarkesën e fëmijëve të kësaj zone, të dy fshatrave dhe në pamundësi fëmijët detyroheshin që të bënin distanca shumë të mëdha dhe të ngarkonin kapacitetin e shkollave të Kombinatit që janë në fakt shkollat nga më të mëdhatë që ka qyteti Tiranës. Me këtë investim janë krijuar kushte të shkëlqyera, me laboratorë që nuk kishin ekzistuar më parë. Tani është e pajisur me palestër moderne, hapësira për parashkollorë, ku edhe fëmijët e parashkollorit dhe fëmijët e kopshtit do të kenë mundësi që të jenë fare pranë banesave të tyre dhe të mos udhëtojnë me kilometra të tërë”, nënvizoi Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Hima” ndodhet ne territorin e mbuluar nga Njësia Administrative Vaqarr, në rrugën lidhesë midis fshatrave Prush dhe Gropaj. Objekti i ri i realizuar është 3 kate dhe me nje kapacitet maksimal prej 330 nxënës, ku në ndryshim nga objekti ekzistues përfshin të gjithë elementet e nevojshme si laboratorë, salle polifunksionale, palestër, bibliotekë, dhomë mësuesi, dhoma e mjekut, psikologut etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?