Rinia po braktis Shqipërinë, sociologu Tushi: Jemi një shoqëri me flokë të bardhë

700 shqiptarë kanë mbërritur ilegalisht në brigjet e Britanisë së Madhe, kjo vetëm për 24 orë. Ikja e rinisë është folur çdo vit e më shumë, pasi edhe shifrat janë më të larta. Sipas sociologut Gëzim Tushi, situata në vendin tonë nuk duhet bërë me analiza sipërfaqësore dhe as të politizuara.

“E vërtetë që njerëzit duhet të lëvizin, por ne duhet të përqendrohemi te faktorët që çojnë në këtë braktisje që është emergjencë kombëtare”. Fenomeni i të rinjve është ai më shqetësues.

“Braktisja po bëhet nga mosha të reja dhe njerëz të shkolluar, me specialitete të rëndësishme. Nuk është më çështje numrash. Magneti i Perëndimit është normale që do të na tërheqë gjithmonë, vendi ynë nuk e ka arritur dot stabilitetin për të qenë i admirueshëm për të jetuar, duke parë korrupsionin, nepotizmin, mundësitë. Europës i duhemi, Merkel e tha qartë që me emigrantët po rregullojnë tregun e punës, por ndërkohë ne po pakësohemi dhe plakemi, jemi tashmë një shoqëri me flokë të bardhë”, thotë ai për A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?