Rinia sërish protestë sot në ora 18:00 te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria për vrasjen e Klodian Rashës
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në mbrëmje për të protestuar për vrasjen nga policia të Klodian Rashës. Në rrjetet sociale, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë kanë paralajmëruar tubimin e radhës në orën 18:00.
Lajmi bëhet me dije nga aktivisti Aulon Kalaja, i cili thotë se protestuesit do të mblidhen sërish sot para Ministrisë së Brendshme.
Protesta pritet të zhvillohet në dy zona, te Ministria e Brendshme dhe para Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë ndëshkimin e autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit nga policia, si dhe përgjegjësi politike nga qeveria.
Në të njëjtën orë me tubimin e thirrur nga të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për mediat. Sipas kryeministrit në këtë komunikim do të mbajë qëndrimin e tij për atë që e cilësoi si “vdekje të 25-vjeçarit”. Pra jo si vrasje nga shteti, por thjesht si “vdekje”.
Ditën e djeshme mijëra të rinj u përplasën me policinë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Forcat e rendit kanë arrestuar tre protestues dhe kanë shpallur në kërkim disa të rinj.
Sonte mendohet se do ketë shumë me tepër protestues, sepse do dalin edhe të moshave të tjera e jo vetëm rinia.
Lexoni edhe…
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
KOHA JONË SONDAZH

