“Rio 2016”? Festa nis pas mesnate!
Organizatorët e Lojrave Olimpike nuk i kursejnë përpjekjet dhe paratë për ceremoni fantastike hapjesh, që shënojnë edhe fillimin zyrtar të këtyre lojërave, zakonisht me një program artistik dhe më pas me paradën e sportistëve pjesëmarrës.
Ndërkohë që Rio përgatitet për ceremoninë e hapjes, (në orën 01:00 të së shtunës), për të cilën është premtuar se do të jetë e jashtëzakonshme, më poshtë vijojnë disa nga momentet më të bukura nga olimpiadat e mëparshme:
1984 – ASTRONAUTI – Në Lojrat Olimpika të Los Anxhelosit, një astronaut, i ndihmuar nga një e ashtuquajtur pako reaktive mbi shpinë, u ul mbi fushën e stadiumit.
1992 – SHIIGJETA E ZJARRTË – Në Lojrat Olimpike të Barcelonës, paraolimpiku Antonio Rebollo ndezi Zjarrin Olimpik me një shigjetë të zjarrtë.
1996 – LEGJENDA E BOKSIT – Një nga sekretet është gjithmonë se kush do të ndezë Zjarrin Olimpik. Në Lojrat Olimike në Atlanta, Muhamed Ali ishte ai që, pavarësisht nga sëmundja e Parkinsonit, arriti ta ndezë këtë zjarr.
2008 – EKSTRAVAGANCA KINEZE – Lojrat Olimpike në Pekin përjetuan një ekstravagancë me pjesëmarrjen e 14.000 personave për ceremoninë e hapjes, me fishekzjarre fantastike dhe me shpenzimin e 100 milionë dollarëve.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

