Rio; E ndajnë nga grupi pasi olimpistja Shqiptare nuk kishte kostum
Rio 2016 e gjeti skuadrën e Shqipërisë të përçarë dhe të paorganizuar. Në fillim ishte peshëngritësi Briken Calja që shpërtheu me akuza në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani dhe se do ta denonconte për shpifje dhe abuzime me fondet sipas tij, një tjetër precedent nga Fshati Olimpik i Rios u servir nga kuqezinjtë.
Peshëngritësja Evagjeli Veli u lumtura disa ditë më parë, sepse siguroi pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), por atëherë kur duhesh gëzuar ajo ndahet nga grupi që patakaloi në Rio. Në hapjen e cerominisë Luiza Gega e cila mbajti flamurin Kuqezi, u shoqërua nga: Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.

Elez Gjoza në një reagim ka thënëse: “Peshëngritësja Veli nuk do të jetë pjesë e delegacionit në ceremoninë e hapjes, pasi nuk ka mundur të pajiset në kohë me kostumin zyrtar, kjo një detyrë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me të ardhur ftesa nga Federata Botërore, kam mundësuar ardhjen e sportistes në kohë rekord në Tiranë nga Greqia. I plotësuam të gjitha procedurat dhe tashmë kishte mbetur vetëm kostumi zyrtar. Me keqardhje e them që kjo nuk u mundësua kur duhej, për të qenë në ceremoninë e hapjes. Kush është përgjegjësi i kësaj? Ajo dihet. Përgjegjësi totale e Komitetit Olimpik”, u shpreh i indinjuar për incidentin e radhës, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
KOHA JONË SONDAZH

