Risitë e marrëveshjes që po siguron votimin e Reformës!
Orë të tej zgjatura janë dashur për të arritur në fund tek një draft i cili do të kishte dakordësinë unanime të të gjithë klasës politikës por sidomos të partive kryesore. Një mision që nisi që në orët e para të mëngjesit e gjë zgjati për plot 8 orë, për t’u arritur deri në pikën ku pritet dhe votimi në seancë plenare.
Siç ka raportuar gjatë gjithë ditës gazeta “Koha Jonë”, që në mesditë u realizuan disa takime me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe dy ambasadorët, të cilët kanë qenë një peshë dhe faktor i rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja e arritur është për mënyrën se si do të zgjidhen nga Parlamenti, 10 anëtarë, 5 në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata zgjidhen nga Parlamenti, por më parë më parë do të kalojnë në një veting nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Ky është një kriter i ri që është futur në marrëveshje sepse OMN-ja më përpara do të votonte vetëm anëtarët komisionit që do të bënin vetingun e të tjerëve.
Siç është bërë deri më tani e ditur, se këta anëtarë më pas do të votohen pasi të bëhen aplikimet (aplikimet janë pakufizime nga ndonjë institucion si Dhoma e Noterisë apo Avokatisë siç ishte më përpara) do të shkojnë në komisionin 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës.
Në këtë komision do të përzgjidhen me rekomandimet e OMN-së dhe do të krijohet një listë konsensuale, pra nuk do të ketë votë. Pasi është arritur konsensuesi në këtë listë, në komisionin 3+2, kjo listë e përbashkët do të shkojë në bllok në Parlament dhe aty votohet me një shumicë të cilësuar prej 2/3-ve. Nëse lista nuk miratohet anëtarët do të zgjidhen me short.
KOHA JONË SONDAZH

